Masat për mbrojtjen e mjedisit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca ?Drejt samitit të klimës ne Paris?, ka mbledhur ne Shkup tre ministrat e mjedisit, atë Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës. Ne takimin qe kishte si kryefjale reduktimi i gazeve me efekt serrë dhe masat për mbrojtjen e mjedisit, Ministri Lefter Koka deklaroi se Shqipëria tashmë ndodhet në një stad të avancuar, pasi rezulton të ketë 3 herë më pak emetime gazerash se vendet e Evropës.?Vendi ynë është në një pozicion unik sa i takon emetimeve të gazeve me efekt serrë, për arsye se Shqipëria e ka sektorin e prodhimit të energjisë elektrike të dekarbonizuar dhe afërsisht 1/3 e prodhimit parësor të energjisë është e bazuar në energjitë e rinovueshme, pra nuk ka çlirime të gazeve serrë. Shqipëria është tashmë në një stad të avancuar, sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë që shumë shtete të tjerë kanë në fokus përpjekjet për dekarbonizimin e sistemit të tyre energjetik?.Koka kërkoi gjithashtu që të shihet me prioritet bashkëpunimi në kuadër të Projektit të Liqenit të Ohrit për mbrojtjen, promovimin e vlerave natyrore dhe të trashëgimisë Kulturore.