Mbledhja e TVSH-se, me koncesion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër shërbim publik do t?i jepet me koncesion një kompanie private. Bëhet fjalë për ?mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga tvsh-ja?. Vizion Plus ka arritur të sigurojë dokumentat të cilat vërtetojnë se një firmë private kërkon të marrë me koncesion këtë shërbim eksluziv, i cili i takon me të drejtë kushtetuese tatimeve dhe doganave. Në fakt, e gjithë kjo marrëveshje me kompaninë do të bëhet në formën e një ?koncesioni të pakërkuar?, ku vetë shteti nuk ka dashur ta ofrojë si shërbim, por është privati ai që e kërkon. Në fund të vitit 2014-të, Ministria e Financave ka ngritur një grup pune për të vlerësuar propozimin e pakërkuar për ?Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar?. Grupi i punës e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Në raportin që disponon Vizion Plus, që i është çuar ministrit Shkëlqim Cani, thuhet se sistemi bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme. Kjo formë, nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati përsa i përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues. Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit.Por pavarësisht këtij konstatimi, grupi i punës e ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën dhe ka dhënë miratimin për vijimin e procedurave të koncesionit. Menjëherë ministria e Financave e ka futur proçesin në fazën e dytë, dhe burime konfidenciale thonë se grupi i punës tashmë është duke hartuar termat e kontratës. Vizion Plus ka kontaktuar zyrtarisht Ministrinë e Financave për të ditur mënyrën se si do të vijojë ky proçes, por përgjigjja e dhënë nga ky dikaster është se nuk ka asnjë informacion mbi kërkesën që është drejtuar. E njëjta pyetje është bërë edhe në siten e kryeministrisë transparenca.al, por edhe këtu nuk është kthyer asnjë përgjigje. Qeveria është në mesin e një fushate të madhe, pikërisht për mbledhjen e të ardhurave në buxhet nga tvsh-ja, ndërkohë që tani po mendon se këtë punë mund ta bëjë më mirë një kompani private. Ekzekutivi perdori nje praktike te ngjashme me kompanine britanike crown agents pwr tw shtuar tw artdhurat nga doganat, por pas vitit tw parw rezultatet konfirmuan deshtimin e kesaj kontrate.