PD: Rama, më i korruptuari në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per opozitën, qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka vetëm nje arritje ne këto 2 vite dhe ky është pasurimi i ministrave nëpërmjet korrupsionit. Nënkryetari i PD Edi Paloka ne një deklarate per mediat, ka theksuar se propaganda e Partisë Socialiste, nuk mund te fshehe realitetin ku jetojnë sot shqiptaret.Mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live diarreja verbale e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Ballkan. Një diarre verbale që flet për suksese imagjinare, që nuk ia beson askush edhe në atë sallë, përtej rreshtit të parë e të dytë të hajdutëve.Sipas Palokes, kjo qeveri nuk punon per qytetaret, por per klientët pranë kryeministrit, duke bere thirrje per rrëzimin e saj.Se kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, por e Habilajve, Shullazëve, Papulëve e Carapulëve. Kjo është qeveria e korrupsionit masiv, që po i detyron shqiptarët të ikin me mijëra çdo muaj.Eshtë koha të bashkohemi, të majtë e të djathtë, të rinj e të reja e të ndalim këtë klikë hajdutësh. Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij.Por kryeministri nuk është i vetmi qe po bën takime neper Shqipëri, pasi qe prej shtatorit edhe lideri i opozitës Basha, ka filluar nje tur ne qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku përveç njohjes me problemet e shqiptareve, ka bere edhe pretime konkrete per ndryshimin e situatës.