http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mes te mandatit qeverisës, Edi Rama se bashku me anëtaret e kabinetit qeverise, deputetet dhe drejtuesit e pushtetit vendor, ka zbritur ne baze për te prezantuar rezultatet e reformave. Turin ?Te pastrojmë me tej Shqipërinë?, Rama e ka nisur nga Korça, ku ka pranuar se ende ka shume pune për te bere. Për te bere me te dukshme arritjet e kabinetit qe drejton, Rama ka risjelle ne vëmendje situatën ku ishte vendi 2 vite me pare e ku është sot. Duke analizuar ndryshimin qe është bere ne çdo sektor, kryeministri Rama ka theksuar se kjo është e vetmja rruge. Turi i kryeministrit njëherësh kryetarit te Partisë Socialiste Rama, do te zgjasë deri ne mbledhjen e kongresit dhe ka ne fokus sqarimin e reformave te qeverise dhe hapjen e PS e shtimin e anetaresise deri ne 150 mije.