Kapen shqiptarët e kokainës në Angli - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia britanike shpërndau videon e arrestimit të shqiptarit Fatos Hasa, kreu i grupit kriminal, i cili trafikonte kokainë në Britani. Në momentet e arrestimit në banesën e tij u gjetën 3 kg kokainë dhe 7 kg kanabis. Në llogarinë bankare të 32-vjeçarit u gjetën dhe 147 mijë stërlina. Sipas autoriteteve Droga kapte vlerën e 1 milion stërlinave ndërkohë që Gjykata e Newport Crown në Uells i shpalli fajtorë 5 anëtarët e bandës. 50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar ?Bounty? për arrestimin e këtij grupi kriminal. 32-vjeçari Fatos Hasa krahas aktivitetit kriminal kishte arritur të hapte dhe një lokal në Angli. Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për shitjen e lëndëve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg. Anëtarët e tjerë Lorenc Hasa Dardan Merdhoqi Naldi Metaj dhe Sharif Omar u dënuan në total me 20 vite heqje lirie.