50 vite bashkejetese me eshtrat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të bashkëjetosh prej 50 vitesh me eshtrat e të parëve të ty. Kjo historia e vellezerve Ibrahim dhe Hashim Shehu dy pinjollet e një prej familjeve më të vjetra në qytetin e Korçës. Në vitin 1967 regjimi I kohës jo vetëm ka prishur tyrben në afërsi të banesës së familje,por edhe varret e shelereve që kishin shërbyer në këtë vakef. Mirëpo familjaret fshehurazi kane arritur te marrin eshtrat e 14 shelereve te cilat i kane mbyllur ne arka të vogla dhe I kane vendosur ne tavanin e shtepise. Për ta ruajtur këte vend Vellezerit Shehu nuk kanë pranuar ta shesin me asnjë çmim banesën që dikur ka pritur e përcjell besimtare te shumte. Ibrahim Shehu tregon një tjetër relikt të ruajtur prej vitesh. Një shirit letre gati 2 metra i gjate me vula te shumta dhe te shkruar arabisht. Vulat jane vendosur gjate 500 viteve nga sheleret e kësaj familje. E ardhur nga Arabia, familja Shehu u vendos në qytetin e Korcës afro 500 vite më parë.