OSHEE rrit fitimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një vit, kompania e shpërndarjes së energjisë ka arritur që të fitojë 54 milion euro nga importi i energjisë. Pjesa më e madhe e këtyre parave kanë ardhur për shkak të reduktimit të humbjeve në rrjet, të cilat kanë arritur afër nivelit 30%. Drejtori i Tregtimit të Energjisë, Elton Sevrani thotë se edhe çmimet në këtë periudhë kanë qënë më të lira, fakt ky që do të sjellë edhe efekt në trafiat për konsumatorin fundor. Ndërkaq Kompania OSHEE është duke pritur direktivat e reja nga Ministria i Energjisë për t?u bërë importuesja e vetme e sistemit energjitik në Shqipëri. Kështu, KESH nuk do të blejë më energji për të plotësuar nevojat e vendit, gjë e cila pritet të përmirësojë bilancet financiare të saj. Edhe pse të treja kompanitë OST, KESH dhe OSHEE duhet të kishin përgatitur ofertat e reja për çmimin e energjisë që i marrin njëra-tjetrës rregullat që priten të dalin kanë bërë që të mos kenë gati asnjë kërkesë, siç është tradita çdo fund viti pranë ERE-s. Megjithatë burime pranë kompanisë së shpërndarjes thonë se nuk do të ketë kërkesë për rritje të tarifave për konsumatorin fundor këtë vit.