Alibeaj: Zjarri në laborator, i qëllimshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarri qe ra dy dite me pare ne laboratorin kriminalistik per opozitën është nje prove me shume se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbron bandat e trafikut te droges. Demokratet nëpërmjet kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj kane deklaruar se per shkak te ketij zjarri janë zhdukur provat për 15 të arrestuar për trafik droge. Favorizimi i bandave të drogës është specialiteti i Saimir Tahirit, dhe pas shkrumbimit të këtyre dokumentave qëndron ministri i brendshëm. Njësoj siç qëndron Saimir Tahiri pas habilajve dhe grupit më të rrezikshëm të drogës në Fier e në Vlorë, të cilët nuk i heton dot askush. Per opozitën, prokuroria duhet te hetoje ne mënyre serioze këtë krim. Eshtë ironi therëse që Tahiri është zhvendosur këto ditë me zyrë pikërisht pranë laboratorit kriminalistik në Gardën e Republikës. Dhe pikërisht tani ndodh dhe zjarri dhe dëmtimi i provave. Prokuroria duhet të bëjë nje hetim të shpejtë dhe serioz për këtë krim. Saimir Tahiri mund të jetë krenaria e Ramës për shtetin e korruptuar dhe kriminal që ka ngritur, por duhet të largohet menjëherë nga detyra, për të çliruar vendin nga droga e trafikantët, për ti hapur rrugën drejtësisë. Sipas demokrateve, Tahiri duhet te jape dorëheqjen për të çliruar vendin nga droga e trafikantët, për ti hapur rrugën drejtësisë.