http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite përpara votimit te Konferencës se Përgjithshme te UNESCO-s ne Paris per kërkesën mbi anëtarësimin e Kosovës ne ketë organizate, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka kritikuar ato qe ai i quan përpjekje per politizimin e aktiviteteve te nje agjencie kulturore. Për Lavrov politizim janë përpjekjet per pranimin e Kosovës ne gjirin e UNESCO-s. Reagimi i ministrit te Jashtëm rus vjen, ndërsa Serbia vijon fushatën per ta penguar përfshirjen e Kosovës ne ketë organizate. Këshilltari i presidentit serb për politikën e Jashtme, Ivan Merkic, tha se ne takimin e 9 nëntorit, delegacioni serb me ndihmën edhe te delegacioneve te tjera do te propozoje shtyrjen e anëtarësimit te Kosovës nga rendi i ditës. Sipas tij, për ketë çështje bisedimet duhet te zhvendosen ne Paris. Por pavarësisht përpjekjeve te Serbisë, Kosova pritet te siguroje 2/3 e votave te nevojshme nga Konferenca e Përgjithshme. Se fundi edhe sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i vendeve të Gjirit Persik i ka konfirmuar Kosovës përkrahjen për anëtarësim.