http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se kjo javë flet për rikthimin e dy prej veprave më të kërkuara nga publiku sezonin e shkuar. Në Teatrin e Operës dhe Baletit rikthehet Angjelin Preljocaj, me ?La stravaganza?. Por këtë herë Preljocaj vjen edhe me një premierë tjetër. ?Noces? (dasma) është baleti që vjen premierë në TKOB në datat 7, 8 dhe 9 Nëntor. Muzika e Igor Stravinsky-t, një pjesë koreografike e frymëzuar nga ceremonia e dasmës ballkanase është për këtë fundjavë edhe premiera e aktiviteteve kulturore në kryeqytet. Pasi edhe Teatri Kombëtar risjell shfaqjen shqiptare më të duartrokitur të sezonit të shkuar. ?Gruaja në dritare? rivjen për publikun kryeqytetas vetëm këtë fundjavë. Teatri Eksperimental edhe këtë fundjavë ofron ?Hamletin femër?, një version ndryshe i veprës së Shekspirit me shqipen e Fan Nolit. Edhe për të vegjlit kjo fundjavë nuk ofron diçka të re. Teatri i Kukullave risjell shfaqjen ?Princesha mbi bizele?, ndërsa në arenën e cirkut vazhdojnë numrat e spektaklit ?Dy piratë në ishullin e thesarit?.