http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e dy partive kryesore te mazhorances qeverisese u takuan përsëri ne Rezidencën qeveritare pranë kryesisë se Kuvendit. Ne takimin që nisi ne orën 10.15 minuta dhe zgjati për rreth 2 orë, morën pjese ministri i Financave Cani, ai i Ekonomisë Ahmetaj, i Transporteve Haxhinasto, ministri i Brendshëm Tahiri dhe krerët e grupeve parlamentare te PS dhe LSI. Biseda u përqendrua ne buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2016. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se vitin e ardhshëm nuk do te ketë rritje taksash. Përkundrazi, përfaqësuesit e dy partive aleate, sipas Ahmetajt, dakordesuan qëndrimet politike për buxhetin 2016. Krerët e mazhorances u takuan edhe dy jave me parë ne të njëjtin vend, ku diskutuan për reformën ne drejtësi dhe dekriminalizimin.