Në portalet e ndryshme gjithnjë e më shumë po hidhen teza, sipas të cilave Wi-Fi, rrjeti pa kabëll që lidh pajisjet elektronike ndikon negativisht në organizëm, në veçanti në sistemin nervor. Këto artikuj kanë gjetur një përhapje të madhe, e komentet poshtë tyre, pro dhe kundër, kanë vërshuar lumë. Ne kemi pyetur një ekspert, i cili shuan gjithë aludimet: Jo, Wi-Fi nuk është një vrasës. Eksperti që merret me studimin e rrezatimeve të ndryshme në vend, shprehet se valët që lëshohen nga ëireless nuk janë të dëmshme, por ka pajisje të tjera rreth nesh që janë edhe më të rrezikshme.