Frroku: Dua të jem në parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse duhet te marre apo jo pjese deputeti Mark Frroku ne seancat parlamentare, ketë do te kandose Gjykata e Larte te hënën e javës qe vjen. Kjo ishte nje tjetër kërkese qe deputeti i ka drejtuar Gjykatës se Larte, duke bere qe edhe ai te rikthehet, po ne ketë gjykate vetëm pas dy javësh nga kërkesa e mëparshme per ndryshim te masës se sigurisë. Nëpërmjet avokatit te tij deputeti i PDK-se i akuzuar nga shteti belg për vrasje, por edhe nga drejtësia shqiptare per pastrim te parave dhe mashtrim, ka kërkuar te ushtroje ketë te drejte me pretendimin se ligji nuk e pengon persa kohe qe per te nuk ka nje vendim te formës se prere. Por gjykata nuk mundi te vendoste per ketë kërkese megjithëse trupa gjyqësore u tërhoq per rreth dy ore. Vete Frroku u shpreh pas seancës se ka besim qe gjykata do ta lejoje te ushtroje detyrën e deputetit. Ndërkohe prokurori ishte kundër kërkesës se deputetit Frroku me pretendimin se legjislacioni shqiptar nuk e lejon pjesëmarrjen e tij ne seancat plenare.

Free Traffic Exchange