http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i Bashkisë së Korçës për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në pazarin e rrobave te përdorura. Largimi nga vendi ku kane punuar deri tani nuk është pritur mire nga tregtaret, te cilët pretendojnë se tek tregu i ri sipërfaqja do të jetë e kufizuar. Gjatë këtyre ditëve Bashkia e Korçës ka larguar nga pazari i qytetit të gjithë tregtarët ambulant. Qëllimi i këtij aksioni është për të kthyer ato hapësira publike që prej vitesh ishin pushtuar nga ndërtimet pa leje.