Protestë për mungesën e dritave para parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë shume banorë që jetojnë në zonën e Institutit Bujqësor në Kamëz, të cilëve prej rreth 10 muajsh u është ndërprerë energjia elektrike. Pasi kanë përdorur mënyra të ndryshme protestash, madje edhe bllokuar rrugën kombëtare, me qiri në dorë, ata dolën në protestë para Parlamentit. Duke shpresuar se do t?i rikthehet energjia e munguar prej kohësh, thonë se janë gati të paguajnë detyrimet e prapambetura. Pretendojnë se nuk është protestë politike, pasi hallin e kanë të madh dhe e dinë se me qeverinë nuk mund të merren. Për t?i dëgjuar dhe mbështetur këta banorë shkuan disa deputetë opozitarë. Por kjo nuk ishte e vetmja protestë para Parlamentit. Disa ish-të përndjekur politikë, të lidhur me zinxhirë, kërkuar hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet paralajmërojnë grevë urie.

Free Traffic Exchange