http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita e konsideron ne shkelje te Kushtetutës vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila dënoi Edi Paloken për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Deputeti demokrat iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku depozitoi kërkesëpadinë përmes se cilës kërkon shfuqizimin e vendimit. Paloka thotë se ka besim tek trupa e gjykatësve të Kushtetueses. Por deklaron se nëse nuk do të gjejë drejtësi as në këtë institucion, betejën do ta vazhdoje edhe në Gjykatën Ndërkombëtare. Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë dënoi deputetin demokrat me 200 mijë lekë të reja gjobë, pasi pranoi padinë për shpifje, të ngritur nga kryeministri Edi Rama.