http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një kohe qe importi i cigareve ka pësuar rënie te ndjeshme vitet e fundit dhe teksa zërat e eksperteve e vene theksin tek kontrabanda e këtij sektorit, drejtorja e doganave Pranvera Fagu ka mohuar te ketë nje krim te organizuar ne ketë fushe. Por ky fakt nuk do te thotë se s?ka kontrabande ne ketë drejtim. Kryedoganierja ka pranuar se administrata qe ajo drejton ka ne hetim kompani apo emra individësh, por duke mos dhëne detaje. Nese se do t?u referohemi te dhënave zyrtare nga doganat, importi i cigareve ka shënuar renie ne shtator duke arritur ne 243 ton. Një tendence kjo qe ka reflektuara ne këto vitet fundit, te njëjtën tendence rënëse qe nga viti 2012, kur importi ishte ne nivelin e 2500 toneve. Vete qeveria ka pranuar ne draftin paraprak te paketës fiskale 2016, se rritja e përvitshme e akcizës se cigareve ka bere qe te stimulohet kontrabanda nga vendet fqinje. Ndaj edhe pse ishte parashikuar se edhe për vitin qe vjen akciza e duhanit te rritej, qeveria është tërhequr nga varianti i saj, duke pranuar efekte negative qe do sillte shtrenjtimi i mëtejshëm.