http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për këta dy punonjës dhe klientin e fundit te kazinosë së Sarandës do të ishin momente tmerri, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur do të hynin brenda. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 2 nëntor, ku kazinoja, e cila ndodhet ne rrugën ?Skënderbeu? ra pre e grabitjes. Pasi marrin të gjitha paratë e xhiros ditore ata kërcënojnë me jetë punonjësin e kazinosë. Edhe pse autorët ende nuk janë zbuluar, për ngjarjen policia shoqëroi mbi 11 persona të dyshuar. Ne video shihet se si dy grabitësit largohen me një automjet ndërkohë që nga të dhënat e policisë ne kazino, u vodhën rreth 200 mijë leke.