http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë vetëm pak nga vargjet e Ilirian Zhupës, vargje të cilat pritën çerek shekulli për t?u botuar në një vëllim poetik nën titullin ?Të gjallë dhe të vdekur?. Ka shkruar e botuar poezi në periodikët letrarë, por është tërhequr gjithnjë për t?i botuar ato në një libër. Për Ilirian Zhupën dhe për ata që e kanë shijuar poezinë e tij ndër vite kjo heshtje 25-vjeçare flet për përgjegjshmërinë ndaj publikut. ?Të gjallë e të vdekur? është vëllimi poetik që shkrin bukur nga ngacmimin estetik të së shkuarës dhe atë të së tashmes me dhimbjen për të ndryshuar atë që do të vijë. Edhe vetë titulli i veprës e përcjell këtë dhimbje. Surpriza per poetin ishte dhurimi i nje dorëshkrimi te vitit 1974 nga miku i tij Petrit Ruka. Vargjet e tij jo pak herë kanë frymëzuar melodi. Aurela Gaçe, Frederik Ndoci e shumë artistë të tjerë kanë zgjedhur vargjet e tij. Të tillë artistë e nderuan edhe në promovimin e librit të tij të parë, duke kërkuar nga poeti që të mos vonohet edhe çerekshekulli për vëllimin tjetër poetik.