Mësuesit e Tiranës në testim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një jave, te gjithë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave te Tiranës do t?i nënshtrohen provimit te aftësisë profesionale. Rreth 1800 arsimtare qe nuk kane kryer kualifikimin e pare, ne datën 10 dhe 11 nëntor do te hyjnë ne testim. Provimi do te jete elektronik dhe do zhvillohet ne klasat dixhitale. Kështu pas nje ore provim, ne përfundim te testit, çdo mësues do te marre menjëherë rezultatin e provimit. Përgjigjet e testit do te jene konfidenciale dhe nuk do te mësohen nga asnjë arsimtar tjetër apo drejtues shkolle. Ne përfundim te testimit, Ministria e Arsimit do te hartoje te dhënat per mangësitë e mësuesve ne fusha te ndryshme, ne metodiken e mësimdhënies, pedagogji, etike apo komunikim. Drejtoresha e Përgjithshme e arsimit parauniversitar Zamira Gjini thekson se rezultatet e provimit nuk do rrezikoje vendin e punës se asnjë mësuesi. Per shume mësues testimi elektronik mund te përbeje problem, pasi shume prej tyre nuk dine te përdorin tabletat. Per ta shmangur ketë, Ministria e Arsimit do te vendose specialiste te IT pranë çdo klase, ku do te zhvillohet testimi.