http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tregjet ambulante në qytetin e Korçës, prej vitesh kishin pushtuar hapësirat publike. Për të çliruar përfundimisht ato, bashkia ka ndërmarrë një aksion qe synon prishjen e shtesave, ku ushtrojnë aktivitetin 200 tregtarë. Drejtori i të Ardhurave në Bashkinë e Korçës, Klejton Kita, ka bërë me dije se pas aksionit, tregtaret nuk do lejohen me te zëne hapësira publike. Por nga ana tjetër, tregtarët thonë se mos lejimi i tregtimit jashtë dyqaneve rrezikon punën. Pas tregut në pazarin e qytetit, aksioni ka vijuar ne pazarin e pakicës maqedonase për të vijuar me pas ne tregun e rrobave te përdorura.