Basha, thirrje për mosbindje civile - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Kukësi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetareve për mosbindje civile. Sipas Bashës protestat hapin nje rruge të re jo vetëm për këtë qytet, por për gjithë Shqipërinë. Ashtu si ne rrethet e tjera, edhe ne Kukës Basha ka biseduar me tregtarët, te cilëve u premtoi ulje taksash.?Me votën tuaj dhe me vendosmërinë tuaj do të ndërtojmë një shtet ligjor dhe demokratik që në qendër të ketë qytetarin dhe jo pushtetarin. Ekonomia është zhytur në krizë prej kryeministrit i cili ka vënë taksat më të larta në Ballkan. Ka rritur energjinë, ka rritur taksën e karburantit e tallet me shqiptarët. Sot e nesër me besimin tuaj si kryeministër i Shqipërisë gjëja e parë që do bëjmë është ulja e taksave, taksat më të ulta në Ballkan do t?i paguajnë kuksianët dhe shqiptarët. Do të ulim çmimin e energjisë dhe do të falim pa kushte kamatëvonesat e energjisë për gjithë shqiptarët,? premtoi lideri i opozitës.Vete tregtaret janë ankuar per situatën e rëndë ekonomike, për shkak te rënies se fuqisë blerëse.

Free Traffic Exchange