Haxhinasto: Duam aeroporte të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka më shumë se një vit që qeveria kërkon të zgjidhë çështjen e ekskluzivitetit te kompanisë gjermane, e cila ka marrë koncesionin e Aeroportit të Rinasit, ministri i transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se pala shqiptare po vazhdon ende negociatat. Ministri pranoi se i është propozuar firmës zgjatje e kontratës me disa vite, në këmbim të hapjes së aeroporteve të reja në Shqipëri, por akoma nuk po bihet dakord. Sipas tij, qeveria është e vendosur të heqë ekskluzivitetin e kompanisë me çdo kusht, pa përjashtuar prishjen e njëanshme të kontratës. Një ditë më parë, Komisioni i Vlerësimit hapi ofertat ekonomike të katër kompanive që kërkojnë të marrin koncesionin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Në një vizitë në Drejtorinë e Transportit Rrugor, Haxhinasto u kërkoi qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni për punonjësit që kërkojnë para në këmbim të marrjes së lejes së drejtimit. Po ashtu qytetarët tashmë do të mundin të zgjedhin vetë targën e automjetit, në faqen online të Drejtorisë së Transporteve. Nëse targa është e kërkuar nga shumë persona, atëherë ajo do të jepet në bazë të një tarife te caktuar.

Free Traffic Exchange