Protesta e familjeve të përmbytura në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është lagjet më të dëmtuara në qytetin e Fierit, nga përmbytjet e lumit Gjanica në fillim të muajit tetor të këtij viti. Edhe pse ka kaluar gati një muaj, në lagjen ?Liri?, i cili ndodhet shumë pranë lumit Gjanica dëmet e shkaktuara janë ende të dukshme. Për këtë arsye rreth 100 banorë të kësaj zonë janë mbledhur për të protestuar, për të kërkuar të dëmshpërblehen për demet që u janë shkaktuar në banesa dhe biznese.Të pyetur nga bashkia për këtë situatë, zyrtarë të saj përgjigjen se: sipas vendimit të këshillit të ministrave, bashkia Fier prej 5 ditësh ka ngritur komisionin për evidentimin e dëmeve. Pasi kanë plotësuar dosjet, ia ka kaluar si proces emergjencave civile, të cilët pritet të marrin vendimin përfundimtar. Përmbytjet e fundit të shkaktuar nga lumi Gjanica, një nga më problematikët në këtë zonë, dëmtuan mbi 750 shtëpi e biznese. Kjo është hera e dytë brenda vitit që banorët e fier duhet të përballen me një situatë të tillë.

Free Traffic Exchange