Votimi në UNESCO për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s do te votoje ne 9 nëntor per rekomandimin e Bordit Ekzekutiv mbi anëtarësimin e Kosovës ne ketë organizate. Pak dite përpara vendimit, Kosova vazhdon te loboje ne Paris për sigurimin e votave te nevojshme, 2/3 e anëtareve te Asamblesë, qe përkthehen ne 130 shtete nga 195 anëtare. Zyrtare politike vijojnë takimet per te bindur veçanërisht ato shtete qe nuk e kane njohur ende pavarësinë. Por nga ana tjetër, Beogradi nuk e ka ndalur fushatën kundër përfshirjes se Kosovës ne UNESCO. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic u shpreh optimist se rezultati i votimit do te jete pozitiv per Serbinë. Ai tha se vendi i tij do te luftoje deri ne fund per ta penguar qe kjo te ndodhe dhe se Kosova nuk do ta ketë te lehte. Megjithatë, përpjekjet e Serbisë kane dështuar deri tani dhe ministri i Jashtëm kosovar Hashim Thaçi njoftoi se Konferenca e Përgjithshme përfshiu ne axhende edhe kërkesën per anëtarësimin e Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s e ka miratuar axhendën në tërësi, përfshire edhe piken per Kosovën, ndonëse Serbia kërkoi qe ajo te hiqej. ?Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO?, shkroi Thaçi ne rrjetet sociale. Ne 21 tetor Bordi Ekzekutiv i rekomandoi Konferencës se Përgjithshme te pranoje Kosovën, si shtet anëtar te UNESCO-s.

Free Traffic Exchange