Shehaj: Dosjet e biznesit të madh në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë 150 milion dollarë që bizneset e mëdha në Shqipëri duhet t?ia kthejnë shtetit shqiptar. Kjo shifër është deklaruar nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ?Dritare? të gazetares Rudina Xhunga. Shehaj tha se ka çuar një numër të konsiderueshëm dosjesh në Prokurori, të cilat vërtetojnë shkeljet që kanë bërë biznesmenët e mëdhenj në kurriz të shtetit. Por një pengesë në punën e saj të përditshme, Drejtorja e Tatimeve tha se ka sistemin gjyqësor, ku edhe pse ka shkruar shumë letra në adresë të Presidentit për t?i ardhur në ndihmë në cilësinë e kreut të KLD-së, nuk ka marrë asnjë përgjigje. Shehaj nuk harron të japë edhe një leksion për gjyqtarët. Kreu i tatimeve deklaroi se ndihet e sulmuar në punën e saj për shkak të gjinisë se është femër, ajo tha se shoqëria shqiptare duhet të ndryshojë dhe të mos ketë mentalitet maskilist. Lidhur me çështjen e ?Bankers Petrolium?, Briseda Shehaj tha se tatimet vendosën ta auditojnë dhe kërkojnë që kompania që ka miliona euro të listuara në bursë t?i paguajë paratë shtetit shqiptar. Ndërsa doli edhe kundër deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë për rritjen e penalieteve ndaj bizneseve, duke thënë se ne SHBA masat janë po aq drastike. Për këtë vit, drejtoria tatimore do të realizojë dy reforma: do të shkrijë inspektorët e terrenit dhe ata do të shkojnë për kontroll vetëm sipas raportimeve të kasave apo analizës së riskut, dhe tjetra është pajisja e tyre me tabletë, ku çdo dokument të biznesit ta hedhin online në mënyrë që të ulen abuzimet dhe korrupsioni në radhët e administratës.