Paralajmërimi i Angela Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllja e kufijve per emigrantet nga Gjermania ose Austria do te shkaktonte konflikte ushtarake ne rajonin e Ballkanit. Paralajmërimi erdhi nga kancelaria gjermane Angela Merkel, gjate nje takimi te partisë se saj CDU ne Darmstadt.?Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Në Ballkanin Perëndimor edhe tani ka tendosje serioze. Kjo është parë edhe gjatë konferencës së fundit me vendet përgjatë së cilave kalon rruga e refugjatëve. Nuk dua që atje të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake. Nuk dua te përhap pesimizëm, por gjendja mund të përshkallëzohet më shpejt nga sa mund te mendohet. Grindjet mund të shndërrohen në zhvillime, të cilat nuk i do askush.?Merkel iu referua tensioneve qe shkaktoi ngritja e murit nga Hungaria ne kufirin me Serbinë dhe Kroacinë. Kancelaria u shpreh gjithashtu kundër pranisë ushtarake ne Ballkan, ne rast te mbylljes se kufijve ne zonat ku kalojnë emigrantet. Politika e saj e dyerve te hapura për refugjatet ka shkaktuar tensione brenda koalicionit qeverisës ne Gjermani, ndërsa socialdemokratet kundërshtojnë ngritjen e qendrave te mëdha përgjatë kufirit, ku do te qëndrojnë emigrantet.

Free Traffic Exchange