“Premtimin për biznesin e vogël e bëmë më 28 tetor” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Kjo taksë do të paguhet dhe do të verifikohet përmes pullës fiskale të vendosur në një nga xhamat e biznesit dhe kjo pullë fiskale, ju jap fjalën do të jetë tabela e ndalim -kalimit për bandat e tatimorëve dhe për inspektorët që po ju marrin shpirtin biznesit. Nuk do të ketë dhe as nuk do të justifikohet prani e tatimorëve në ato biznese që e ekspozojnë pullën e pagimit të taksave.?Ky është premtimi qe lideri i opozitës Basha ka bere ne 28 tetor gjate një takimi me biznesin e qytetit te Fierit dhe kjo është baza, mbi te cilën ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kopjon programin e demokrateve. Ne nje konference per shtyp kryetari i demokrateve Basha ka përshëndetur vendimin e qeverise per t?i ardhur biznesit ne ndihme, por sipas tij kopjimi i nje elementi te programit te opozitës nuk e shpëton qeverinë qe tashme ka rene.?Tani që mandati i saj ka hyrë në fazën e komprometimit dhe degjenerimit të përshpejtuar, i shtrënguar në darën e skandaleve, gafave, injorancës dhe arrogancës të tij, Edi Rama po përpiqet të marrë pak frymë duke kopjuar si një nxënës i keq opozitën. Por nuk kalohet klasa me kopje. Megjithëse në thelb kopjimi është dhe mbetet forma më e lartë e vlerësimit. Jo vetëm biznesi, por me këtë akt tashmë edhe kryeministri ka pranuar dështimin e tij, rrëzimin e tij, mungesën e vizionit, vullnetit, padrejtësinë dhe arbitraritetin e tij, ka pranuar se ai është problemi dhe ka pranuar se propozimet e bëra nga ne, nga Partia Demokratike, nga unë, janë zgjidhja dhe rruga e daljes nga kjo krizë.?Prej një muaji Lulzim Basha ka nisur turin ne qytetet e Shqipërisë per te dëgjuar problemet e qytetareve, por edhe për t?i njohur ata me programin qe PD ka per uljen e taksave, nëse shqiptaret i besojnë qeverisjen e vendit.

Free Traffic Exchange