“Marrëveshja qeveri - CEZ në dëm të vendit” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Larte i Shtetit përforcon qëndrimin e tij, se marrëveshja e arritur me mirëkuptim me kompaninë ceke Cez është ne dem te interesit publik. Mesa duket as argumentet qe përdori ministri i energjetikes Damian Gjiknuri nuk e kane bindur KLSH per çështjen CEZ, aq sa ai kërkoi ne mënyre te paprecedent edhe nje séance dëgjimore ne parlament dhe ngritjen e nje komisioni hetimor per ketë çështje. E ne kete linje, duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë, per buxhetin faktik te 2014, Bujar Leskaj iu rikthye pretendimeve se nuk ka asnjë dokument qe te verifikoje se qeveria ka mbrojtur interesin e vendit. E teksa kjo çështje mori edhe vëmendjen me te madhe te deputeteve demokrate, ishte kryetari Erjon Brace, i cili ka penguar anëtaret te diskutonin per ketë teme, pasi do te ketë nje vendimmarrje te kryesisë se parlamentit, lidhur me nje komision te mundshëm qe mund te ngrihet per çështjen CEZ. I vetmi qe foli per demin ne buxhetin e shtetit për vitin qe lame pas ishte Ridvan Bode, sipas te cilit taksat u rriten, por shërbimet nuk u përmirësua. Per vitin qe lame pas, KLSH thotë se demi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja është 777 milione euro, nga te cilat 479 i përkasin vetëm marrëveshjes se arritur me Cez.