Ekspertët e Venecias në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe opozita kane pasur mundësinë t?i përcjellin eksperteve te delegacionit te Venecias vërejtjet dhe shqetësimet e tyre, ne lidhje me reformën ne drejtësi dhe paketën e ndryshimeve kushtetuese qe Komisioni i Posacem Parlamentar ka hartuar ne kuadër te kësaj reforme. Kreu i shtetit ka qene i pari qe delegacioni i Komisionit te Venecias ka takuar dhe siç theksohet ne njoftimin e zyrës se shtypit pranë Presidencës, Bujar Nishani gjate takimit ka nënvizuar se REFORMA në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë. Ndërkohe demokratet, te cilët i kane dorëzuar eksperteve një draft alternativ per mënyrën se si duhet ndërhyre per te reformuar drejtësinë, kane dale optimiste nga takimi me delegacionin e Venecias. Burime nga takimi bëjnë te ditur se ekspertet e Venecias kane ndare te njëjtin shqetësim me demokratet per ndërprerjen e mandatave kushtetuese, për nevojën e përfshirjes se opozitës ne procesin e zgjedhjes se anëtareve te institucioneve te reja apo edhe për faktin qe Gjykata Kushtetuese nuk ka te drejte te shqyrtoje paketën e ndryshimeve ne Ligjin Themeltar te Shtetit. Delegacioni i Komisionit te Venecias ka takuar edhe kryetarin e komisionit per reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj, me te cilin ka diskutuar 58 nenet e ndryshuara te Kushtetutës qe janë hartuar nga ekspertet. Përveç paketës se hartuar nga ekspertet, Komisioni i Venecias do te shqyrtoje edhe amendamentet e LSI dhe vërejtjet e PD; dhe pritet qe opinionin përfundimtar t?a japë ne muajin dhjetor.