PD kërkon sqarime për Spitallën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në rendin e ditë së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese ka qenë diskutimi i një ligji tjetër, deputetët e opozitës kanë kërkuar që të vijë Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe të raportojë për mënyrën se si po përzgjidhet kompania fituese për zonën e lirë ekonomike të Spitallës. Në fakt ministri kishte premtuar se do të vinte për të mbrojtur ligjin e bashkimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me atë të liçensimit në një të vetme, por disa minuta përpara nisjes së mbledhjes, ai njoftoi se do të zëvendësohej nga Ervin Mete. Deputeti i PD-së Helidon Bushati, kërkoi të dijë se në çfarë mënyre ka ardhur kompania kineze në Shqipëri dhe si është e mundur që tenderi të vijojë kur kompania tjetër, ajo italiane nuk ka paraqitur asnjë ofertë financiare. Me shkrirjen në një të qendrës së regjistrimit dhe liçensimit, të gjitha lejet, regjistrimet licencat dhe autorizimet do të merren një një agjenci të vetme. Kjo synon shkurtimin e procedurave për biznesin, tha zv.ministri i ekonomisë Ervin Mete. Por pavarësisht ndryshimeve ligjore që janë ndërmarrë kohët e fundit, Shqipëria kishte humbur 35 vende në raportin Doing Business të Bankës Botërore. Një nga shkaqet kryesore këtu ishin orët e shumta që merr nje biznes për të paguar taksat, apo për marrjen e lejeve të njëjta në institucione të ndryshme.