http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse je i vetëpunësuar si rrobaqepës, elektricist apo shitës ambulant, nuk do të kesh asnjë detyrim financiar ndaj shtetit. Këtë e pohoi vetë kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.?Mbështetje ambulantëve që nuk do kenë asnjë taksë, ata që shërbejnë apo shesin në tregjet e lagjeve, apo që jetojnë me zeje, për të cilët nuk do ketë asnjë taksë, sepse jetojnë dhe punësojnë veten përmes zanatit të tyre. deri sa nuk bëjnë më shumë se kaq, nuk kemi ca t?u marrim?.Kryeministri këmbëngul në respektimin e ligjit përmes operacionin kundër informalitetit. Dhe betejën thotë se do ta nisë nga administrata tatimore, e cila sipas tij është larg të qepurit tërësisht korrekte. Për të shmangur kontrolle të njëpasnjëshme të tatimorëve, kreu i qeverisë tha se bizneset e rregullta do të pajisen me një certifikatë. Këto deklarata shefi i ekzekutivit i bëri gjatë një seminari mbi informimin e biznesit të vogël për detyrimet ndaj shtetit.