http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 15 vjeçare ka mbajtur ne tension për afro 2 ore forcat e policisë dhe zjarrfikëses ne Korçe, pasi kërcënonte se do te hidhej nga kati i 7 i një pallati. Ngjarja ka ndodhur gjate se dielës, kur adoleshentja me iniciale S.C, pasi kishte ngjitur katin e fundit ka filluar kërcënimet se do te kryente vetëvrasje. Ne vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit, te cilët kane qëndruar vazhdimisht ne gatishmëri. Uniformat blu janë përpjekur te negociojnë me vajzën per te bindur te zbriste, por ajo ka refuzuar. Për fat te mire gjithçka përfundoi kur një person, qe sipas te njohurve ishte i dashuri i 15 vjeçares e bindi te largohej nga tarraca e pallatit, duke i dhëne fund minutave te ankthit. Burimet e policisë se Korçës bëjnë me dije, se vajza tentoi te kryente vetëvrasje pas konflikteve me nenën e saj. Ajo ishte larguar disa dite nga shtëpia dhe pasi ishte kthyer, prindërit i kufizuan lëvizjet e vendosen ta dërgonin tek familjaret ne Vlore.