http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy muajsh, lulishtja ne krah te Presidencës, do te marre formën e një parku. 7 mije metra katror sipërfaqe do te rikonceptohen. Projekti i prezantuar nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj synon shtimin e bimësisë dhe pemëve te larta, ambienteve çlodhëse, argëtuese, sistemin e rrugicave hyrëse brenda parkut, si dhe krijimin e një sistemi ri ndriçimi. Kryebashkiaku deklaroi arsyet se pse projektet e tij kane nisur nga ambientet per fëmijët. Bashkisë se Tiranës i është miratuar fondi prej 800 mije dollarësh per fazën e pare te projektit ne parkun e Liqenit Artificial. Ky buxhet do te shkoje për ndërtimin e këndit me te madh te lojërave ne Kodrat e Liqenit. Ndërkohe Agjencia e Parqeve e ngritur pranë bashkisë, po pastron dhe mbjell peme ne zonën ku jetonin familjet rome.