http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene ora 7.26 e mëngjesit, kur nje nga tërmetet e rene sot, ka shkaktuar lëkundje te forta edhe ne studion e lajmeve te Vizion Plus. Si duket edhe nga pamjet, tërmeti ishte i fuqishëm. Sizmologët e Institutit te Gjeoshkencave tregojnë se tërmeti ishte me intensitete 5 i shkalles rihter. Epiqendra e tij u regjistrua 14 kilometra larg Bulqizës, ku është ndjere ne veri te vendit, si dhe Shqipërinë e mesme. Lëkundjet kane zgjatur 8 deri 10 sekonda dhe tërmetet kane qene te njëpasnjëshme, ndaj sipas specialisteve janë ndjere edhe me shume. Goditje nga tërmeti janë regjistruar edhe ditën e djeshme ne juglindje te Bulqizës, por me intensitete me te ulet. Për fat te mire, nuk ka pasur te lënduar dhe as dëme ne banesa.