Kriza e refugjatëve, përçarje në koalicionin gjerman - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-02 1

Në shtypin gjerman, spekulimet qarkullojnë prej ditësh: vala e refugjatëve ka shkaktuar përplasje të mëdha mes partive aleate në pushtet, por a mund të çojë ajo deri në rrëzimin e koalicionit qeverisës. Vërshimi i emigrantëve ushqen frikën e një pjese të gjermanëve se mund të kthehen në të huaj në vendin e tyre.