Haradinaj hyn me forcë në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tension ne kuvendin e Kosovës. Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj u përplas me nje nga rojat e sigurimit qe nuk e lejonte te hynte brenda ambienteve te parlamentit. Ai dhe kreret e partive Vetëvendosja dhe Nisma futen me pas forcërisht ne kuvend dosjet ku gjendeshin peticionet me nënshkrimet e qytetareve qe kundërshtojnë marrëveshjet per krijimin e Shoqates se Komunave me shumicë serbe dhe te kufirit me Malin e Zi. Rojat e sigurimit thane se kishin marre urdher te mos lejonin hyrjen e deputeteve ne ndërtesën e parlamentit. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka hyrë me forcë bashkë me liderët e tjerë, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos lejohet futja e disa dokumenteve në Kuvend. Në deklaratë Haradinaj e ka dhënë në hyrje të Kuvendit, kur është ndalur nga sigurimi, i cili ka thënë se kanë urdhër për të mos lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e Parlamentit. Pas hyrjes ne kuvend drejtuesit e opozitës mbajtën një konferencë për media ku deklaruan se jane mbledhur mbi 200,000 firma të qytetarëve.Opozita kundërshton me force dy marrëveshjet qe i konsideron te dëmshme per Kosovën dhe ka paralajmëruar vijimin e bllokimit te seancave parlamentare, deri ne tërheqjen e qeverise.

Free Traffic Exchange