http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s pritet te votoje per anëtarësimin e Kosovës ne këtë organizate, kryeministri Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Serbisë, e cila vijon përpjekjet per te penguar qe kjo te ndodhe. Sipas Mustafes, askush nuk përfiton nga izolimi i Kosovës. Edhe pse pranoi se zhvillimet e fundit në parlament mund të dërgojnë mesazh jo të mirë te shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ai u shpreh optimist se vendimi do te jete pozitiv. Pas votimit ne Bordin Ekzekutiv, Konferenca e Përgjithshme pritet te votoje per anëtarësimin e Kosovës ne javën e dyte te nëntorit.