http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bilanci i viktimave te nje zjarri te rene ne nje klub nate ne kryeqytetin rumun Bukuresht eshte rritur ne 27, ndersa te plagosurit jane me shume se 180. Përhapja e flakeve shkaktoi panik mes personave qe gjendeshin ne te dhe ne tentative per te dale jashte, shume prej tyre kane shtypur njeri-tjetrin. Nje pjese e madhe e te dëmtuarve po trajtohen ne spital per djegie dhe probleme me frymëmarrjen. Besohet se zjarri eshte shkaktuar nga fishekzjarrët qe gjendeshin brenda klubit ku mbante koncert nje grup i muzikës rock, por hetimet per ngjarjen vazhdojnë. Dëshmitaret rrëfyen se nje shkëndije ne skene shkaktoi përhapjen e flakëve ne nje shtylle dhe ne pjesen e tavanit. Me pas u degjua nje shpërthim dhe klubi u mbulua nga tymi. Kaosi përfshiu personat qe ndodheshin aty, shumica adoleshente e qe humben ndjenjat. Ne kete bilanc te rende, ka ndikuar edhe fakti se klubi i nates kishte vetem dy dyer te vogla, çka vështirësoi daljen e njerëzve.