Stadiumi i ri kombëtar në janar? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se deklarata e kryeministrit Rama per te ndërtuar arenën kombëtare ne kryeqytet do te behet shume shpejt realitet. Prej nje viti është përzgjedhur projekti i konsorciumit italian ?Serenisima?, ndërsa puna për prishjen e stadiumit te vjetër ?Qemal Stafa? pritet te filloje ne janar te vitit te ardhshëm. Ky proces do te zgjasë 5 muaj. Stadiumi është parashikuar te ketë 22 mije vende me një vlere prej 50 milionë euro, ndërsa përveç stadiumit është parashikuar te ketë edhe qendër biznesi, por dhe shërbime te tjera ku përfshihet edhe zyrat e Federatës Shqiptare te Futbollit. Një kulle e larte ne anën veriore te stadiumit do te shërbeje per restorant ekskluziv te stadiumit, por edhe si studio televizive. Opsioni me i mundshëm është shitja e projektit nga ana e ?Serenisimes?, pasi stadiumi pritet te ndërtohet nga firme shqiptare. Vlera e shitjes se projektit është 5 % e shumes per ndërtimin e stadiumit. Ne stadiumin e vjetër ?Qemal Stafa? pritet te zhvillohet edhe ndeshja e fundit miqësore e kombëtares ne 17 nëntor. Gjithsesi ne Drejtorinë e Përgjithshme te ?Qemal Stafes? nuk ka mbërritur ende nje urdhër per zhvendosjen e tyre apo kohen per nisjen e zbatimit te projektit. Ndërtimi i këtij stadiumi behet edhe me emergjente, duke pare edhe ngërçin e krijuar nga këshilli bashkiak i Shkodrës, qe votoi ne unanimitet te plote kundër marrëveshjes me FSHF per rikonstruksionin e stadiumit ?Loro Borici?.