Meta-Pittenger: SHBA-Shqiperi bashkë kundër ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara si partner i rëndësishëm në luftë kundër terrorizmit. Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga kongresmeni Robert Pittenger, kryetar i Task-Forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale. Ai theksoi se: SHBA vlerëson Shqipërinë si një partner të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit në Afganistan dhe në luftën kundër ISIS. Në diskutimin tonë u përqendruam në bashkëpunimin dypalësh, luftën kibernetike dhe financimet për terrorizmin. Gjithë këta elementë janë faktorë të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar ekstremizmin islamik. Ne nuk kemi partner më të mirë se Shqipëria. E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë.Gjithashtu Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe një takim me liderin e demokratëve në Kongres Nancy Pelosi, me të cilën bisedoi mbi ecuria e reformave në Shqipëri.

Free Traffic Exchange