Kritika Bashës në mbledhjen e grupit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Perreth 2 ore, deputetet demokrate kane diskutuar per strategjinë e opozitës dhe se çfarë mund te përmirësoje Partia Demokratike ne betejën kundër qeverise. Ne mbledhje, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, deputetet nuk i kursyen kritikat jo vetem per mënyrën si funksionon grupi parlamentar, por edhe per strukturat. Nje prej kritikave me te ashpra është artikuluar nga ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila ka vene ne dukje se ka 3 jave qe grupi parlamentar, nuk po mblidhet, ndërkohe qe degët dhe strukturat kane probleme. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar qe partia te jete me e pranishme ne terren e te përpiqet te afroje njerëz, duke thyer kodin e frikës. I fundit qe ka folur ne mbledhjen e grupit ka qene kryetari Lulzim Basha, i cili ka lajmëruar se te gjithë deputetet dhe kryesia duhet te zbresin ne terren, te bëhen takime me qytetaret dhe intelektualet e opozita te vrase friken qe njerëzit kane për t?iu afruar Partisë Demokratike. Por ne fund te mbledhjes, lideri i opozitës ka shmangur çdo koment mbi diskutimet ne grup dhe mbi ndryshimet qe do pësoje qasja e opozitës. Komente nuk ka bere as ish-kryetari i PD, Sali Berisha. Qe pas humbjes se zgjedhjeve lokale, kryetari Basha është përballur disa here me kritikat e deputeteve demokrate, duke filluar nga mënyra se si funksionon grupi parlamentar e deri tek problematika e strukturave ne baze.