http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë kërkon ndihmën e politikbërësve në mënyrë që të zgjidhen problemet e ekonomisë sonë. Në konferencën ?A i ndryshojnë krizat themelet ekonomike ne vendet e Europës Juglindore? të organizuar nga Universiteti i Oksfordit, guvernatori Genti Sejko tha se është e domosdoshme që autoritet të bashkëpunojnë me bankën në mëyrë që të zgjidhen problemet e kreditimit. Sejko për herë të parë lançoi edhe nismën e ndërmarrë nga Banka Qëndore, qeveria dhe FMN për rregullimin e sistemit bankar dhe rritjen e kreditimit. Ai tha se fillimisht do të niset me hartimin e një ligji të ri që rregullon dhënien e kredisë që nga lidhja e kontratës dhe deri në ekzekutimin e saj nga përmbarimi. Ndërsa një tjetër ndryshim që do të vijë në ndihmë të zgjidhjes së çështjes së kredive me probleme është futja e konceptit të ri të ?biografisë? së klientit. Kjo do të shërbejë që bankat të japin hua te klientët që kanë qënë korrektë në pagesat e kësteve. Por për kryeministrin e Shqipërisë, një sfidë e re me të cilën po përballen vendet e Europës Juglindore është vala e emigrantëve që po shkojnë drejt Bashkimit Europian. Në fund të fjalës së tij në konferencë, guvernatori Sejko tha se Shqipëria nuk duhet të jetë e kënaqur me këtë rritje ekonomike, dhe nëse kërkon zhvillimin duhet të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e ekonomisë. Ka më shumë se tre vite që bankat tregtare në Shqipëri kanë ulur ndjeshëm kreditimin, ndërkohë që ekonomia jonë po përballet edhe me një fenomen tjetër negativ: Rënien e konsumit. Për të dy këto elementë, Banka Qëndore ka kërkuar shpesh që politikat e qeverisë të jenë më stimuluese. Tashmë është duke u punuar për ligjin e ri të falimentit, i cili çon për faliment ose ristrukturim 35 korporata të mëdha që kanë peshën më të madhe të kredive të këqija, ndërsa rritja e konsumit lidhet me politikën e taksave të cilat duhet të stimulojnë shpenzimet e qytetarëve.