“Komunat serbe” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar, presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga i drejtoi Gjykatës Kushtetuese kërkesën per interpretimin e marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe, qe tensionoi skenën politike ne vend. Gjykata do te shprehet nese pakti i arritur me Serbinë ne Bruksel është ose jo ne përputhje me Kushtetutën e vendit. Afati i shqyrtimit të kërkesës mund të zgjasë deri në 60 ditë. Vendimi i presidentes Jahjaga, e cila dështoi te ule palët ne tryeze, ka sjelle reagimin e menjëhershëm te Beogradit zyrtar. Kryeministri Aleksander Vuçiç deklaroi se përfaqësuesit e Bruskelit qe vizitojnë kete te premte Beogradin diskutojnë me te vendimin e Jahjages, qe do te sjelle shtyrje te zbatimit te marrëveshjes. Vuçiç u tha gazetareve se qëndrimi i Serbisë do te behet publik pas bisedimeve, ndërsa çështja është përfshirë dhe ne axhenden e qeverise serbe. BE u ka bere thirrje Prishtines dhe Beogradit te zbatojnë marrëveshjet e arritura ne Bruksel. Pakti per bashkësinë e komunave serbe u be shkak per episodet e dhunes ne parlamentin e Prishtines , ku opozita kërkon anulimin e ketij dokumenti, si dhe te marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi.