Ndocaj betohet në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eduard Ndocaj është deputeti me i ri i parlamentit shqiptar. Figura qe ka ngjallur interesin e medias gjate ditëve te fundit ka hyre ne parlament per te bere betimin si deputet i Partisë Demokrsitiane, edhe pse u zgjodh me votat e socialisteve te qarkut te Lezhes. Por hyrja e tij ne parlament, nuk ka kaluar pa komente nga ana e opozitës. Ndërkohe qe ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar qe te verifikohen te gjitha deklaratat e Ndocaj për sponsorizimin e fushatës se Partisë Socialiste. Eduart Ndocaj ishte kandidati i 6 Partisë Socialiste ne qarkun e Lezhes, qark ne te cilin PS fitoi vetëm dy deputete. Ai arriti te futej ne parlament vetëm pasi 4 deputete dhëne dorëheqjen, fillimisht Mimi Kodheli per shkak se u be Ministre e Mbrojtjes, 2 zonja te cilat refuzuan te merrnin mandatin dhe se fundmi Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen per shkak te akuzave te opozitës si nje person me rekorde kriminale.