Kuvendi, debat për korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga vizita ne Hong Kong dhe ka zgjedhur te sqaroje para parlamentit te gjitha ato çështje qe per opozitën jane skandale korrupsioni te kësaj qeverie. Shpjegimin e pare lideri i maxhorances e ka dhëne per raportin e Bankës Botërore ?Doing Bussines? ku Shqipëria ka humbur 35 vende.?Në këndvështrimin tonë është tërësisht e rikuperueshme, pa asnjë problem. Por ndërkohë, përfitimi që kemi marrë nga bllokimi i lejeve të ndërtimit, në kuptimin e rivendosjes së kontrollit mbi një territor të bërë copë-copë dhe të trajtuar si plaçkë në 366 njësi vendore, është i pakrahasueshëm me humbjen që kemi në këto pozicione.?Sipas kryeministrit ne raporte te tjera te Bankës Botërore, Shqipëria ka marre edhe vlerësime duke theksuar se ekonomia po vazhdon të rritet, e mbështetur kryesisht nga investimet private. Por te dhënat e paraqitura nga kryeministri janë kundërshtuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili deklaroi se gjate dy viteve te qeverisjes se majte kane fituar vetëm bizneset pranë qeverise. Kryeministri rama dhe Sali Berisha kane replikuar edhe per çështjen e makinave tip jaguar.?Jaguar është më i lirë sesa Volkswagen dhe po e po sesa Mercedes Benz. Për këtë arsye, edhe kjo është kursim, nuk është shpenzim.?Edhe koncesioni i hemodializës është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama pavarësisht kritikave te ashpra te opozitës. Pavarësisht shpjegimeve te kryeministrit dhe deputeteve socialiste, demokratet kane kërkuar largimin e qeverise si e vetmja menyre per ti dhene fund korrupsionit te këtyre përmasave.