http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tetë muajsh do të nisë ndërtimi i zonës së parë të lirë ekonomike në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se nëse procedurat e tenderit shkojnë si duhet, atëherë kantieri i Spitallës do të fillojë punimet vitin e ardhshëm.Ministri Ahmetaj sqaroi se edhe pse kompania italiane, nuk ka paraqitur ofertë financiare për vlerën e investimit në këtë zonë, kjo nuk e s?kualifikon atë nga gara, pasi mund të sjellë më vonë dokumentacionin. Një ditë më parë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, mbylli procedurën e tenderit për të dhënë me koncesion për 99 vjet zonën e Spitallës. Konsorciumi i dy kompanive nga Kina ofroi një investim prej 1.5 mld dollarësh, ndërsa kompania italiane nuk kishte asnjë shifër se sa para do të investonte. Ministri Ahmetaj tha se për dy kompanitë janë njoftuar edhe ambasadat e vendeve përkatëse për të parë seriozitetin e tyre, por po ashtu ato e kanë të garantuar ofertën me 150 milion lekë të vjetra, ku edhe nëse tërhiqen këtë shumë e merr shteti.