http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ne Kosove nuk do te tërhiqet nga qëndrimi kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Ndonëse presidentja Jahjaga vendosi ta çoje çështjen e Bashkësisë se Komunave Serbe për interpretim ne Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e beri te qarte se bllokimi i punimeve te parlamentit do te vazhdoje. Pas pjesëmarrjes ne seancën e posaçme me presidentin austriak, opozita ka konfirmuar praninë edhe ne seancën e se hënës, por ky lëshim behet vetem ratifikimin e marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit te Kosovës me Bashkimin Europian. Deputetet e saj nuk do te lejojnë mbajtjen e seancave me çështje te tjera ne rendin e dites. Situata e tensionuar politike ne Kosove do te sjelle javen e ardhshme ne Prishtine komisionerin per Zgjerimin Johannes Hahn. Kryeparlamentari veseli njoftoi se ai do t?u drejtohet me nje fjalim deputeteve ne 6 nentor.