http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa javësh, lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur nje tur ne secilën prej bashkive kryesore ne vend per t?u takuar me bizneset ne qytet e me fermerët ne fshat duke dëgjuar problemet e tyre dhe tu bere te qarte strategjinë e opozitës per zhvillimin ekonomik te vendit. Pasi ka takuar bizneset e Fierit, kryetari i demokrateve ka takuar fermerët e fshatit Petove te Fierit te cilëve iu ka premtuar se ditën qe e djathta do te vije ne pushtet, ata do te paguajnë vetëm nje takse.?Taksa e vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet. Basha ka deklaruar se kur qytetaret ti besojne qeverisjen e vendit fondi per bujqesine do te jete me i madh. Paratë që do ti dedikojmë për fshatin do të jenë shumë më shumë se ç?kemi dedikuar ne në vitin tonë më të mirë. Këta këtë vit 6 milionë dollarë. Se çfarë do të bësh me 6 milionë dollarë kujt do t?ia japësh më parë, gjysmën i marrin për vete. 650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t?ia kthejmë njerëzve?. Sipas liderit te opozite vendi është ne krize ekonomike dhe ulja e taksave e mbështetja e biznesit është e rendesishme per ringritjen e ekonomisë.