http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka sulmuar serish kryeministrin Edi Rama per favorizim te klientëve te tij. Deputetja demokrate Eleina Qirici, tha se miqtë e kryeministrit jo vetëm do te furnizojnë qeverinë me makina luksi tip ?Jaguar?, por pikërisht tek ata janë blere edhe ambulancat.?Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish. Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash. Ja ku është dokumenti zyrtar që tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash. Ky duhet të jetë rasti i vetëm në botë ku në fillim kryeministri përcakton dyqanin ku do blihen mjetet, pastaj nis procedura?.Sipas opozites e vetmja rruge per te bere biznes ne Shqipëri eshte te paguash pranë qeverise sepse nuk ka as tender dhe as gare. dhe kjo po sjell renien e ekonomisë siç u vu ne dukje edhe ne raportin e fundit te Bankës Botërore per lirinë e te berit biznes ku Shqipëria humbi 35 vende.